Prej së hënës, masa të reja antiCovid në Maqedoninë e Veriut

Autoritetet e Shëndetësisë në vend njofton se duke filluar nga dita e nesërme, 15 Nëntor 2021, për të hyrë në ambiente duhet certifikatë apo vërtetim për vaksinim kundër Covid-19 me dy doza vaksine apo vërtetim që e keni kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit, duke e llogaritur nga dita e shërimit.

“Lejohet hyrja e çdo lloj objekti të tipit të hapur dhe të mbyllur, objekte hoteliere në pika karburanti, kazino dhe pika bastesh, në objekte të tjera që ofrojnë shërbime katering brenda saj, në ambiente hoteliere që janë të regjistruara për festime por vetëm me dy doza vaksine, ose konfirmim se keni kaluar COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit”.

Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë te qytetarët që ti respektojnë masat dhe të jenë të përgjegjshëm, kurse për të gjithë qytetarët të cilët ende nuk janë vaksinuar bëjnë thirrje që ta bëjnë këtë sa më shpejt që është e mundur, siç thonë që të arrihet imuniteti kolektiv dhe të mposhtet virusi.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik deri më sot janë regjistruar 8.600 raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Numri më i madh i rasteve aktive janë në Shkup me 3859, Manastir 650, Prilep 435, Kavadar 377, Veles 368, Kumanovë 367, Shtip 273, Ohër 228, Tetovë 211, etj. Dibra është me vetëm 3 raste aktive.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.