Policia në aksion, sekuestron 3 aparatë për prodhimin e ‘Bitcoin’

Policia e Kosovës ka sekuestruar tre aparatë për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë.

Siç njofton policia, sonte rreth orës 16:00 kanë gjetur tre aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe i kanë sekuestruar ato.

Duke marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme, ka njoftuar Policia.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen tre aparate për prodhimin e kriptovalutave

Me datë 06.01.2022 rreth orës 16:00, njësitet nga Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në Fsh. Surkish ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme./GazetaExpress

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.