Po hynin në Gjermani me letra franceze, policia ndalon familjen shqiptare në kufi

Policia Federale gjermane ka ndaluar katër shqiptarë nga Kosova në kufirin e shtetit gjerman. Katër personat, anëtarë të së njëjtës familje ishin shtirur si shtetas francezë dhe në momentin e kontrollit policia gjeti pasaportat e tyre të vërteta në bagazhet e tyre.

Burri 41 dhe gruaja 34-vjeçe, bashkë me dy fëmijët e tyre u treguan policëve dokumente franceze të identifikimit

Kur kontrolluan letërnjoftimet, rojet e kufirit (policët) kuptuan se ato ishin të falsifikuara. Policia Federale gjeti pastaj katër pasaportat e vërteta të tyre.

Një krahasim i të dhënave personale me sistemin e kërkimit policor tregoi se familja ishte dëbuar nga autoritetet gjermane në vitin 2019 pasi kërkesa për azil u ishte refuzuar dhe për ta ishte vendosur ndalimi i hyrjes në Gjermani.

Ata nuk mund të jepnin adresën e tyre në Francë dhe as të flisnin frëngjisht.

Në fund, 41-vjeçari pranoi se donte të vendosej me familjen e tij në Gjermani dhe se për këtë qëllim ai kishte siguruar katër letërnjoftime të falsifikuara në Serbi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.