PDK konfirmon votën kundër Vjosa Osmanit për postin e Presidentes

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka konfirmuar ditën e sotme se nuk do të votojë pro Vjosa Osmanit si Presidente e ardhshme e Kosovës.

Sipas Hoxhajt, Vjosa Osmani nuk është aspak një figurë unifikuese.

Ai shton se Osmani e ka ndërtuar karrierën e saj nëpërmjet përçarjes në skenën politike të Kosovës.

“Vjosa Osmani nuk është figurë unifikuese por skajshmërisht përçarëse. Ajo tani e disa vite ka qenë politikane që karrierën e saj politike e ka ndërtuar përmes përçarjes në skenën politike të Kosovës dhe duke vepruar çdo herë kundër parimit të unitetit në vendin tonë.  Ajo është kandidate partiake jo konsensuale. Vetëvendosja, si e para në zgjedhje, nuk po synon ta zgjedh Presidentin me konsensus, ashtu siç do të duhej të ishte në interes të vendit.  Ajo është treguar e njëanshme. Gjatë kohës sa ka qenë u.d. e Presidentes, znj Osmani nuk e ka përfaqësuar Institucionin e Presidencës si figurë mbi partiake, por përkundrazi ka përdorë zyrën e Presidencës për të krijuar një parti politike që t’i bashkohet listës së Vetëvendosjes për të garuar në zgjedhje”, ka thënë ai.PDK konfirmon votën kundër Vjosa Osmanit për postin e Presidentes

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.