Integrimi/ Pas Ramës, ‘shpërthen’ dhe udhëheqësi i Bosnjës

Samiti i BE-së në Bruksel po shoqërohet me deklarata tepër të ashpra nga krerët e Ballkanit Perëndimor.

Pas kritikave të kryeministrit shqiptar Edi Rama për Bullgarinë që po mban peng procesin integrues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik është treguar kritik ndaj Brukselit zyrtar.

Ai përsëriti që, nëse Bosnjë-Hercegovina nuk merr statusin e vendit kandidat për në BE në samitin e sotëm, asgjë nuk do të bëhet për marrëveshjen e arritur ditët e fundit në Bruksel ndërmjet Presidentit të Këshilli Evropian, Charles Michel dhe forcave të ndryshme politike boshnjake.

“Nëse Bosnjë-Hercegovina nuk merr statusin e vendit kandidat, si Ukraina, do të jetë një mashtrim dhe kjo marrëveshje do të mbetet një letër e vdekur”, tha Dodik.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.