Pas letrës së Biden, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Intensifikimi i luftës kundër krimit të organizuar në Serbi pas bastisjeve dhe arrestimeve të ditëve të fundit, dhe situata në Kosovë, e konsideruar nga Beogradi të jetë gjithnjë e më komplekse dhe e ndërlikuar, ishin temat kryesore të një takimi të Këshillit për ekipin kombëtar të sigurisë të kryesuar këtë mëngjes nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

Në fund të takimit, Ministri i Mbrojtjes Neojsa Stefanoviç tha se hetuesit po shikojnë, ndër të tjera, ndërlidhjet e rrezikshme midis anëtarëve të krimit dhe përfaqësuesve të institucioneve dhe organeve shtetërore, raporton ANSA.

“Tema më e rëndësishme e takimit tonë ishte gjendja aktuale në territorin e Kosovës dhe Metohisë ku kemi situatë komplekse të sigurisë. Kjo është në aspektin politik dhe të sigurisë. Natyrisht folëm për atë se çka po ndërmarrin institucionet tona shtetërore për të ruajtur stabilitetin në krahinën tonë jugore. Para së gjithash ne duam të mbrojmë popullatën serbe atje”,- deklaroi kreu politik i ushtrisë serbe.

Ndërkohë temë tjetër e rëndësisë së veçantë nga takimi i Këshillit ishte një letër që u bë publike të dielën dhe e cila mban datën 5 Shkurt. Në të presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i uron homologut serb Aleksandër Vuçiç 15 shkurtin, ditën e shtetësisë së Serbisë, dhe në një fjali thekson se dialogu me Kosovën do të përparojë vetëm nëse Serbia e njeh atë.

Vetë presidenti Vuçiç tha të dielën se e ka bërë të qartë që në Washington më 4 Shtator 2020 dhe e njëjta vlen dhe për Biden, “unë nuk e kam ndërmend ta pranojë Pavarësinë e Kosovës”,- deklaroi ai.

Sa i përket Kosovës, ku zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen të Dielën, udhëheqja e Serbisë synon të shumëfishojë përpjekjet e saj për të mbrojtur popullsinë Serbe dhe në bashkëpunim me Kfor, të garantojë paqen dhe stabilitetin.

Thirrja është të votohet në favor të Srpska Lista, më e madhja nga tre partitë që përfaqësojnë pakicën serbe kryesisht të përqendruar në veri të Kosovës. Lista Serbe është forca politike e lidhur ngushtë me qeverinë e Beogradit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.