Osmani: Themelet e shtetit janë ngritur mbi vendimin e delegatëve të 2 Korrikut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me rastin e 32 vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese theksoi se kjo shënon hapin vendimtar për realizimin e ëndrrës shekullore për shtetin e Kosovës.

Osmani shprehet se 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës, atëkohë morën guximin që në rrethana dhe kushte të jashtëzakonshme nëpërmjet këtij akti heroik e juridik ta artikulojnë vullnetin e popullit të Kosovës për trajtim të barabartë.

“Më tepër se tri dekada më parë, gra e burra patën guximin që Kosovës t`ia japin drejtimin e duhur, ta krijojnë bazën për subjektivitet të shtetit në ardhje, ndaj në këtë përvjetor falënderoj secilin që vuri një gur në projektin tonë historik për shtet. Themelet e shtetit janë ngritur mbi vendimin e delegatëve të 2 Korrikut, ndaj sot Kosova është shtet i pavarur, i lirë dhe sovran!

Urime 2 Korriku!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe popullin e saj!”, shkruan Osmani.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.