Osmani flet pas samitit: Morëm mbështetje për vizat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit BE-Ballkani Perëndimor ka thënë se ka pasur deklarata mbështetëse për liberalizimin e vizave, megjithatë duhen hapa konkretë për këtë çështje.

“Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën. Së pari, për perspektivën evropiane të saj, së dyti për liberalizimin e vizave dhe e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë.

Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë përveç thjesht deklaratave. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave”, tha Osmani.

Ajo shtoi se deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të Këshillit të Ministrave për liberalizim.

“Kanë qenë deklarata më pozitive që kemi dëgjuar deri më tash për liberalizim, përfshirë edhe nga shtetet që kanë qenë hezituese në të kaluarën kanë shfaqur mbështetje sot dhe kërkuan progres në këtë drejtim”, tha Osmani pas samitit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.