Osmani në samitin vjetor të SEECP: Kosova të njihet sa më parë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u kërkoi vendeve që morën pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), dhe që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë atë. Telegrafi shkruan se Osmani në fjalimin e saj, para përfaqësuesve të vendeve të këtij forumi, foli për sfidat e rajonit, për mundësitë e bashkëpunimit rajonal si dhe për mundësitë e bashkëpunimit rajonal. 

“Bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm, por edhe i mundur, nëse mbështetet në njohjen dhe respektimin e tjetrit. Ne duhet t’i vazhdojmë këto përpjekje. Ne kemi sfida të ngjashme, por mund të ndikojmë në krijimin e një ambienti më të sigurt dhe në rritjen e sigurisë dhe të stabilitetit në rajon”, tha ajo.

Ajo më tej shtoi se të gjitha vendet që nuk e kanë njohur Kosovën duhet që ta bëjnë atë sa më parë, për shkak se realiteti është i pakthyheshëm dhe se është fakt që Kosova është shtet. 

“Republika e Kosovës ka krijuar besim të qartë se integrimi euroatlantik është synim i qytetarëve të saj, por ne duam të sigurohemi që ky proces do të përshpejtohet, për ta garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe për ta rritur mirëqenien e qytetarëve të rajonit. E ardhmja jonë është në Bashkimin Europian dhe në NATO. Integrimi euroatlantik nuk përbën vetëm një alternativë për ne, ai parqet rrugën e vetme përpara. Por, përkushtimi ynë ndaj integrimeve duhet të njihet nga Bashkimi Evropian. Siç po lëvizim ne me shpejtësi drejt integrimit të vendit tonë, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara ndaj nesh, edhe Bashkimi Europian duhet ta vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave për qytetarët e vendit tonë, por edhe për integrim më të shpejtë të të gjitha vendeve të rajonit në BE”, tha Osmani

Vjosa Osmani në Turqi ndodhet për të përfaqësuaar Kosovën në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore SEECP-së dhe në takimin inaugurues të Forumit Diplomatik të Antalias.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.