Osmani: Ministria e Jashtme do t’i kërkojë qeverisë pranimin e propozimit francez

Duke marrë parasysh konsultimet e deritanishme, Ministria e Punëve të Jashtme do t’i propozojë qeverisë pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për vazhdimin e integrimit tonë evropian, deklaroi ministri maqedonas i Punëve të Jashtme, Bujar Osman.

Konsultimet po zhvillohen në atmosferë mjaft pozitive, ku në mënyrë të detajuar p  analizohet propozimi francez.

”Grupe dhe individë të ndryshëm fokusohen në çështje thelbësore që janë të rëndësishme për qytetarët dhe për procesin e ardhshëm të negociatave: gjuha maqedonase do të bëhet gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian, e formuluar qartë dhe pa asnjë vërejtje apo shpjegim të specifikuar në kornizën e negocuese”, shtoi ai.

”Protokolli, si dhe pjesa që i referohet çështjeve historike, mbeten në sferën e marrëdhënieve bilaterale dhe nuk janë pjesë e kornizës negociuese. Miratimi i këtij propozimi do të nënkuptojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, fillimin e procesit të skriningut – në thelb, hapjen e negociatave me kapacitet të plotë – dhe menjëherë!”, shkruan në Osmani në profilin e tij në Facebook.

”Procesi i konsultimit vazhdon mes qeverisë dhe institucioneve të tjera, grupeve të interesuar

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.