Helmimi në Deçan/ Vitia: Mostrat do të dërgohen jashtë vendit për analizë

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka nisur, ku po dikutohet ndër të tjera edhe për situatën në Deçan.

Mbledhjen po e drejton zëvëndëskryeministri, Besnik Bislimi, pasi shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, nuk ndodhet në Kosovë.

Gjatë mbledhjes, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se mostrat e atyre që dyshohen të jenë helmuar në Deçan do të dërgohen jashtë vendit për analizë.

“Sot janë përgatitur edhe një numër i mostrave të cilat do të dalin jashtë vendit për analiza më specifike të cilat nuk bëhen në Republikën e Kosovës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Bashkim Ramosajn dhe QKMF-në, dhe për çdo gjë do të na mbajnë të informuar. Situata sot është me qetë dhe ka pasur fluks më të vogël”, ka deklaruar Vitia.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.