Ngjarja e rëndë në Prizren/ Babë e bijë u gjetën të ekzekutuar, dalin detaje

Policia e Kosovës ka zbardhur ngjarjen tronditëse të ndodhur ditën e djeshme në Prizren, ku babë e bijë u gjendën të ekzekutuar dhe pa shenja jeta me armë zjarri.

Nga hetimet policore, Sali Mazreku 52 vjeç, efektiv i policisë së Kosovës dyshohet ka qenë ai që ka vrarë aksidentalisht të bijën 21 vjeç me armën e shërbimit e më pas ka qëlluar veten për vdekje, raportojnë mediat e Kosovës.

Ngjarjen e rëndë konfirmoi dje kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala:

Ka ndodhur një rast tragjik, ku ne një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrare nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësite tjera relevante kane dalur ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, ka thënë Shala.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.