Ndalohet kamioni bangladeshas, arratiset shoferi shqiptar

Policia greke ka ndaluar në Igumenicë një kamion, që po tentonte të afrohej në kufirin e gjelbër greko-shqiptar.

Mediet greke raportojnë se drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë, kur ka pikasur policinë, dhe më pas ka braktisur kamionin, duke u larguar me vrap bashkë me pasagjerin.

Nga kontrolli në kamion janë gjetur 36 shtetas nga Bangladeshi, që kishin destinacion Shqipërinë.

Ndërkohë, pas disa orësh u arrestua shoferi, shtetas shqiptar. Ky i fundit u kishte marrë nga 200 euro emigrantëve, për transport nga Peloponezi drejt kufirit shqiptaro-grek.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.