Ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare, gazetari shqiptar

Gazetari nga Kosova Muharrem Ramabaja është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare. Mediat kanë bërë me dije se ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Muharrem Ramabaja filloi punën në “Zëri” në vitin 1977. Nga viti 1990 deri më 1993 ishte drejtor i “Zërit”, drejtori i parë i një ndërmarrjeje në Kosovë i zgjedhur në mënyrë demokratike nga punëtorët pa pëlqimin e pushtetit të asaj kohe.

Po ashtu ishte ndër themeluesit e LDK-së. Ai emigroi në Gjermani në vitin 1993, ndërsa në vitet e fundit të jetës u kthye prapë në Prishtinë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.