Mitsotakis me Petkov: Mbështes integrimin e Shqipërisë dhe MV

Presim që së shpejti të thirren konferencat e para ndërqeveritare të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, deklaroi sot në Sofje kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në takimin me kolegun e tij bullgar, Kiril Petkov.

“Para së gjithash, me rëndësi është fqinjësia e mirë. Presim që së shpejti të thirren konferencat ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë”, tha Mitsotakis duke theksuar se Greqia pret mbështetje nga Bullgaria për këtë qëllim të përbashkët.

Mitsotakisi theksoi se Greqia dhe Bullgaria nuk janë vetëm fqinjë, por edhe aleatë dhe partnerë që respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe se partneriteti strategjik mes tyre është kyç për stabilitetin e rajonit.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore bullgare, investimet direkte greke në Bullgari arrijnë në 2,57 miliardë euro.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.