Ministra e Financave për sulmin kibernetik: S’janë cenuar…

Ministra e Financave njofton qytetarët e Kosovës se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë, është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë.

Sipas Ministrisë së Financave, sulmuesit janë të paidentifikuar deri tani dhe kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës, përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

Ministra e Financave siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë.

Në Ministrinë e Financave është raportuar një sulm kibernetik sot.

Siç bëhet e ditur, sulm kibernetik pati pikërisht në Departamentin e Tatimeve në kuadër të MF-së.

Sulmi në fjalë është konfirmuar edhe nga ministri në detyrë, Agim Krasniqi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.