‘Më lër të lirë’/ Fushata e re e ‘Sunny Hill Festival’

“Sunny Hill Festival” do të nisë sot rrugëtimin e tij katër-ditor.

Shumë këngëtarë shqiptarë dhe të huaj do të ngjiten dhe do të elektrizojnë skenën me performancat e tyre.

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka mbërritur në Prishtinë ditën e djeshme dhe pritet të performojë pikërisht sonte në natën e parë të festivalit.

Ndërsa vetëm pak orë nga ndajnë nga nisja e festivalit, faqja zyrtare e “Sunny Hill” ka publikuar një detaj të ri.

Një fushatë për liberalizimin e vizave për Kosovën e shoqëruar me moton “Më lër të lirë” dhe me një byzylyk që pjesëmarrësit të bëjnë thirrje për liberalizimin e vizave.

“Sunny Hill Festival ju fton të thërrisni me zë të lartë #Setmefree për një Kosovë pa viza. Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u lënë të lirë”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të “Sunny Hill Festival”.

Shumë këngëtarë të huaj e shqiptarë do të elektrizojnë skenën. Më herët, Dua Lipa ka dhënë një intervistë në vlogun e saj ‘Service95”.

Ajo ka treguar se është shumë e lumtur që “Sunny Hill” u rikthye në Kosovë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.