Mbi 2 mijë të infektuar dhe 19 viktima nga Covid në Maqedoni

Një shifër e lartë e të infektuarve me Covid është shënuar gjatë orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj të fundit konfirmon se janë konfirmuar të infektuar me Covid 2019 raste të reja dhe 19 pacientë kanë humbur jetën.

Gjithashtu në orët e fundit kanë fituar betejën me Covid 917 qytetarë.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 261 347 qytetarë, mes të cilëve kanë fituar betejën me Covid 231 pacientë dhe kanë humbur jetën 8 285 qytetarë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.