Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj: Çfarë paralajmërova

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj i ka reaguar ashpër Bashkimit Evropian pas marrëveshjes së bërë nga Moska dhe Beogradi për një dokument të quajtur “plani për konsultime” për politikë të jashtme.

Hoxhaj, ish-ministri u jashtëm, përmes një reagimi në rrjetin social Twitter ka thënë se për vite me radhë i ka paralajmëruar miqtë e tij në Evropë për rreziqet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nga rreshtimi i Serbisë me Rusinë.

“Për vite me radhë i kam paralajmëruar miqtë e mi në Evropë për rreziqet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nga rreshtimi i Serbisë me Rusinë, në vend të BE-së. Toleranca e BE-së tani ka kostot e saj. Serbia po mban anën me Rusinë për të luftuar Ukrainën dhe Kosovën duke nënshkruar protokolle me Kremlinin në mes të luftës. Koha për të vepruar!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe homologu i tij serb, Nikola Selakoviç, nënshkruan të premten një dokument të quajtur “plani për konsultime”. /Express

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.