Maqedonia e Veriut/ Publikohet raporti “Covid-19” për 24 orët e fundit. Ja statistikat

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 741 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 213 kanë rezultuar pozitivë.

Më shumë raste janë paraqitur në Shkup, e ndjekur nga Kumanova, Tetova dhe Kavadari.

Po ashtu, nga COVID-19 kanë humbur jetën 26 pacientë. Mosha më e re e viktimave është 50 vjeç dhe më i moshuari një 89-vjeçar.

Ndërsa betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit e kanë fituar 632 persona. Deri më në Maqedoninë e Veriut janë kryer 365 599 testime për COVID-19 dhe prej tyre janë prekur 73 851 persona, janë shëruar 50 046 prej tyre, ndërsa e kanë humbur jetë 2 147 të tjerë.

Numri i rasteve aktive në vend është 21 658.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.