Maqedonia e Veriut blen 200 mijë vaksina kineze anti-Covid
Maqedonia e Veriut, këtë të hënë, ka nënshkruar kontratën për blerjen e 200 mijë dozave të vaksinës me kompaninë kineze “Sinofarm”.
Sasia pritet të dorëzohet brenda këtij muaji dhe do të injektohet në dy doza për 100 mijë banorë, në një afat kohor prej 21 ditësh.
Të dhënat do regjistrohen në dosjen elektronike të çdo pacienti, i cili do të pajiset edhe me një certifikatë.
Kjo vaksinë ruhet e shpërndahet në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celcius, ndërsa është e paketuar në shiringë të mbushur paraprakisht.
Përparësi do të ketë personeli shëndetësor, i angazhuar në frontin e parë të luftës ndaj Covid-19 dhe personat mbi 70 vjeç.
Sorry, the comment form is closed at this time.