Maqedoni e Veriut/ 18 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid-19

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Shëndetësisë raportoi vetëm një viktimë nga koronavirusi.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 5, 469 persona.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se nga 2, 411 teste të realizuara, 18 raste kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.

Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik, raportoi se 31 pacientë janë shëruar nga kjo sëmundje e rëndë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 149, 582.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.