Maqedoni e Veriut/ 15 raste të reja dhe asnjë viktimë me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 2, 550 teste, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 15 persona.

Fatmirësisht asnjë viktimë nuk është shënuar përgjatë 24 orëve të fundit.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se 6 pacientë me Covid-19 e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në Maqedonie Veriut janë diagnostifikuar 155, 965 pacientë, 150, 243 prej të cilëve janë shëruar dhe 5, 488 kanë humbur jetën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.