Maqedoni e Veriut/ 10 raste të reja me Covid-19, asnjë viktimë në 24 orë

Asnjë viktimë nuk është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3 529 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 10 raste të reja.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit kanë fituar betejën me Covid 18 pacientë duke e çuar në 149 708 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 155 593 pacientë mes të cilëve kanë humbur jetën 5 472 persona. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.