Maqedoni/ 984 raste të reja me COVID-19, 24 të vdekur dhe 631 të shëruar
Regjistrohen 984 raste të reja me COVID-19, 24 të vdekur dhe 631 pacientë të shëruar
Në 24 orët e kaluara janë bërë 2.995 testime, ndërsa janë regjistruar 984 raste të reja me COVID-19 në: Shkup-398, Kumanovë-47, Dibër-11, Shtip-46, Prilep-59, Tetovë-44, Strugë-15, Veles-32, Manastir-46, Ohër-28, Kavadarci-29, Gostivar-46, Gjevgjeli- 22, Strumicë-24, Kriva Pallankë-3, Radovish-8, Krushevë-1, Koçan-11, Probishtip-4, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-3, Pehçevë-2, Berovë-15, Vallandovë-2, Vinicë -1, Dellçevë-26, Kratovë-4, Shën Nikollë-8, Kërçovë-22, Resnjë-11, Negotinë-15.
Kanë ndërruar jetë 24 pacientë prej të cilëve 12 nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Struga, një nga Velesi, tre nga Manastiri, një nga Ohri, një nga Strumica, një nga Kriva Pallanka, një nga Koçani dhe një pacient nga Kërçova. Pacientët kanë vdekur në kushte spitali, thotë Ministria e Shëndetësisë.
Instituti i Shëndetit Publik sot i regjistroi 631 pacientë të shëruar nga: Shkupi-264, Kumanova-45, Shtipi-34, Prilepi-45, Velesi-38, Manastiri-51, Kavadari-18, Gjevgjelia-4, Strumica-26, Kriva Pallanka-3, Radovishi-3, Krusheva-2, Koçani -9, Probishtipi-4, Demir Hisari-5, Makedonski Brodi-8, Vallandova-3, Vinica-3, Shën Nikolla-17, Kërçova-30, Resnja-7 dhe Negotina-12.
Sorry, the comment form is closed at this time.