Mali i Zi kufizon çmimet e 22 produkteve ushqimore

Qeveria malazeze ka miratuar vendimin për kufizimin e disa prej çmimeve bazike ushqimore.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq në seancë tha se vendimi për kufizimin e çmimeve të produkteve do të kontribuojë në zvogëlimin e ndikimit të rritjes së çmimeve te qytetarët.

“Kjo vlen për 22 produkte, kjo qeveri po bën gjithçka për të ulur ndikimin e rritjes së çmimeve në jetën e qytetarëve. Pas karburantit, tani shkojmë dhe një hap më tej kemi vendosur të kufizojmë marzhet në sheqer, kripë, miell, vaj ….
Në shitje me shumicë, marzhi do të kufizohet në 5, dhe në pakicë në 7 për qind”, shtoi ai.

Qytetarët e Malit të Zi kohët e fundit kanë parë rritje të çmimeve të shumë produkteve ushqimore dhe karburanteve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.