Mal i Zi njeh gjenocidin serb, shkarkohet ministri që e mohoi

Parlamenti i Malit të Zi miratoi këtë të premte një rezolutë që njeh gjenocidin serb në Srebrenicë.

Rezoluta pranon dhe dënon masakrimin dhe vrasjen nga ushtria serbe të mbi 8 mijë myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë, gjatë luftës së Bosnjes në vitin 1995.

Po ashtu, 11 korriku shpallet dita e përkujtimit të viktimave të gjenocidit.

Pro saj votuan 55 deputetë nga 81 në total që ka Parlamenti.

Me partitë shqiptare dhe opozitën bashkuan votat edhe deputetët e partisë URA të zv.kryeministrit Dritan Abazoviç dhe të tjerë nga koalicioni qeverisës.

Rezoluta u përshëndet nga anëtarët e Presidencës boshnjake dhe kroate të Bosnjës, por jo nga serbët.

Parlamenti miratoi po ashtu kërkesën e kryeministrit Zdravko Krivokapiç për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviç.

Disa muaj më parë ai mohoi faktin që ushtria serbe kishte kryer gjenocid në Srebrenicë.

Mediat malazeze shkruajnë se shkarkimi i ministrit që vjen nga radhët e serbëve të Frontit Demokratik, ka detyruar zyrtarët e saj të rishikojnë marrëveshjen e koalicionit qeverisës, ku ata janë forcë e parë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.