LETRA/ Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj jep dorëheqjen, partia i bënte presion

Bekim Ademi ka hequr dorë nga posti i tij si drejtor për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale në Komunën e Ferizajt.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Ademi, i cili i ka dërguar një letër kryetarit të Komunës Agim Aliu.

Në letrën e tij, ai tregon se arsyeja e dorëheqjes së tij është pakënaqësia që ka pasur me subjektin politikë ku bënte pjesë. Po ashtu, ai ka shtuar se ka pasur presione të vazhdueshme nga zyrtarë të këtij subjekti kohët e fundit për të kandiduar për deputet.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.