Lajçak: Përmes dialogut të shmangen tensionet

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel.

Ai dëshiron që “në takimin e 18 gushtit të ketë marrëveshje”, por pa e ka specifikuar.

Lajçak theksoi se përmes dialogut dëshiron që më 1 shtator të shmanget situata e tensionuar e 31 korrikut.

“Do të kemi diskutime për marrëdhëniet e së ardhmes, si të arrihet normalizimi dhe do të diskutojmë çështjet aktuale. Ne kemi dy liderë me mandate demokratike dhe presim që ata të dedikohen në gjetjen e një zgjidhjeje që siguron se nuk do të ketë krizë”, tha Lajçak.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.