Kurz takon Kurtin: Me Kosovën drejt integrimit evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në mesin e kryeministrave që mori pjesë në Samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në Vjenë.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, përmes një postimi në ”Twitter” ka publikuar një foto me homologun e tij kosovar Albin kurti, ku shkruan se Covid-19 ka dëshmuar rëndësinë e partneritet të fuqishëm që duhet të kenë vendet mes vete.

Kurz, tutje shkroi se Kosova dhe Austria do ta vazhdojnë punën e mirë, drejt integrimit në BE-së.

“Kënaqësi ta mirëpres Albin Kurtin në Vjenë sot. COVID-19 na ka treguar se sa e rëndësishme është që të kemi partneritet të fuqishëm ndërkombëtar. Ne do të vazhdojmë punën e mirë me Kosovën drejt integrimit evropian”, ka shkruar Kruz.

Në Samitin e sotëm për Ballkanin Perëndimor, u bë e ditur se Austria do t’i dhurojë një milion vaksina për vendet e rajonit, me qëllim të luftimit të pandemisë COVID-19.

Përveç ndikimit të pandemisë, në Samitin e sotëm në Vjenë u diskutua edhe për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe luftimin e emigracionit të paligjshëm.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.