Kurti të enjten në Tiranë, merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Albin Kurti të enjten do të vijë në Shqipëri ku pritet të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë.

Lajmi është konfirmua nga mediat në Kosovë, ku raportojnë se vendimi ka ardhur pas një takimi që Kurti kishte me ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Ambasadori Minxhozi dhe kryeministri Kurti biseduan edhe rreth përgatitjeve për Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë, të enjten, 10 qershor, e ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti.
Kujtojmë se në Pallatin e Brigadave të enjten Edi Rama do të mirëpresë liderët e Ballkanit si dhe Komisionerit të BE për Fqinjësinë, Oliver Vaheli.

Nga Serbia do të vijë kryeministrja Ana Bërnabiç.

Samiti do të ketë për qëllim të diskutojë mbi vijimin e integrimit të rajonit, duke u bërë një analizë për infrastrukturën ndërlidhëse në Ballkanin Perëndimor: Mbështetja financiare dhe investimet e BE-së.

Ndërsa do të miratohet një deklaratë e Përbashkët e Liderëve për të vazhduar axhendën evropiane.

Axhenda vazhdon me një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama, dhe komisionerit për zgjerim, Varheli.

Më pas liderët në një drekë pune do të diskutojnë për rimëkëmbjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor pas pademisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.