Kurti: Propozova një marrëveshje paqeje, u refuzua nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli pas takimit me Presidentin serb në Bruksel.

Ai tha për mediat se, dy palët janë dakorduar që gjatë gushtit të ketë edhe një takim tjetër.

Kurti shtoi se marrëveshja që pala kosovare propozoi u refuzua nga pala serbe akoma pa u lexuar dhe për të, kjo tregon mungesën e gatishmërisë për dialog.

Sipas Kurtit, edhe eleminimi i barrierave tregtare është refuzuar: Nuk e kuptoj faktin pse Vuçiç nuk mund të përballet dot me të kaluarën.

“Propozova një marrëveshje të shkruar me gjashtë pika, një marrëveshje të paqes mes Kosovës dhe Serbisë, por që u refuzua. Marrëveshja u refuzua ende pa u lexuar. Për mua, kjo tregon mosgatishmëri për marrëveshje. Gjithashtu, zv.ministri Bislimi lexoi 11 pika që Serbia duhej t’i eliminonte për barrierat tregtare, por edhe kjo u refuzua. Do të ketë një tjetër takim midis krerëve të vendeve tona në gusht. Unë nuk e kuptoj se pse duhet t’i frikësohemi kaq shumë përballjes me të kaluarën. Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm”, tha kryeministri i Kosovës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.