Kurti: “Open Balkan”, i hapur vetëm për korrupsionin dhe krimet e luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e tij mbi nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Kurti ka theksuar dhe njëherë se kjo nismë nuk mund të pranohet nga Kosova, derisa Serbia nuk njeh elementët identifikuese të Kosovës si shtet.

Sipas tij, nuk mund të ketë Kosovë të Hapur me një Serbi të mbyllur ndaj saj.

“Si mund të hapet Ballkani kur Serbia mbyllet për Kosovën. Nuk na pranon pasaportën, dokumentet e identifikimit, diplomat, certifikatat apo vulat e Kosovës, Ballkanin mund ta kemi të hapur pasi Serbia të hapet me Kosovën”, tha Kurti.

Sipas tij, kjo nismë mbetet e hapur për t’u shërbyer ndikimeve nga lindja, kryesisht Rusisë. Madje ai nënvizoi se “Ballkani i Hapur” është i tillë vetëm ndaj korrupsionit dhe kriminelëve të luftës, duke rënë kështu në kundërshtim me vlerat evropiane të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

“Ballkani i Hapur” është më shumë si ‘Ballkani i Hapur’ ndaj ndikimeve nga lindja, veçanërisht nga ato ruse. Federata dhe Kina, si dhe të hapura ndaj korrupsionit, kriminelëve të luftës, në kundërshtim me vlerat evropiane të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ne duhet të jemi të hapur ndaj Bashkimit Evropian, jo të hapur ndaj Federatës Ruse dhe Kinës”, tha Kurti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.