Kurti niset drejt Tiranës, merr bekimet në Prizren: Busulla jonë historike

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës është nisur drejt Tiranës, aty ku do të bëhet bashkë me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në “Facebook”, Kurti ka publikuar një foto ku shihet se ka ndaluar në Prizren, në kuadër të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

“Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren. Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut. Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”, shkruan kryeministri i Kosovës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.