Kurti kujton 11 vjetorin e GJND-së për Pavarësinë e Kosovës, përmend dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 11 vjetorin kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), vendosi në favor të Pavarësisë së Kosovës.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka shkruar se dy muaj më vonë OKB miratoi një rezolutë që bënë thirrje për dialog, paqe dhe progres mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot mbushen 11 vjet që kur GJND-ja vulosi ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës. Më pak se 2 muaj më vonë, OKB miratoi një rezolutë që bën thirrje për një dialog për paqe dhe progres në mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu në Bruksel ka të bëjë me statusin e marrëdhënieve midis dy vendeve”, shruan kryeministri Kurti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.