Kreu i Preshevës: Tirana dhe Prishtina na duan veç për foto

Sami Salihu, kryetari i Këshillit Komunal të Preshevës, i ka dërguar një mesazh politikës shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë për të pasur një vëmendje dhe plan konkret për këtë pjesë të shqiptarëve.

Salihu deklaroi këto dy qeveri i kanë përdorur shqiptarët e Preshevës veç për foto, pa ngritur asnjëherë zërin ndaj padrejtësive që bëhen ndaj tyre.

“Presheva ka një pozicion gjeostrategjik dhe gjeopolitik. Shteti shqiptar dhe Kosova na ka përdorur për fotografi, mesazhe. Asnjëherë dy shtetet tona shqiptare nuk kanë treguar një plan serioz ashtu si bëjnë serbët për serbët në Kosovë. Shteti shqiptar ka mundësi të ngrejë zëri ndaj padrejtësive. Rama u prit me shumë ovacione në Preshevë dhe u prit me një mbështetje konkrete. E ka vizituar disa herë Beogradin dhe unë them se çdo politikan shqiptar, para se të shkojë në Beograd, duhet ta vizitojë Preshevën. Ne kemi nevojë për një plan konkret për dy qeveritë. Imagjinoni në mbledhjen e dy qeverive në Prizren folën një orën dhe në fund ndanë 50 mijë euro. Ishte një shumë qesharake. Ndoshta nuk po e teproj se po bëj kritikë ndaj vëllezërve tanë por vëllaun duhet ta kritikosh më shumë se të huajin”, tha Salihu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.