Kryeministri Kurti mbërrin në vendin e aksidentit në Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Kroaci për të vizituar personat e lënduar nga aksidenti i sotëm.

Ai me këtë rast është pritur nga kryeministri i Kroacisë, Adreja Plenkoviç dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë kroate.

Kurti ka arritur me helikopter në orën 19.45 në Slavonski Brod dhe ai është i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij..

Ai pritet që të mbajë një konferencë të drejtpërdrejtë për media në orën 20.30 së bashku me homologun e tij kroat.

Ndryshe, 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga dhe u përmbys.

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi. Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë. Në autobus ishin 69 pasagjerë.

Me rastin e kësaj ngjarjeje tragjike, presidentja Vjosa Osmani ka shpallur të hënën ditë zie në Kosovë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.