Kroacia i dhuron Kosovës 10 mijë doza vaksina anti-Covid

Këtë te enjte kanë mbërritur në Kosovë 10 mijë doza të vaksinës anti-Covid të cilat janë donacion nga Kroacia.

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Pas kësaj marrëveshja për donacionin e 10 mijë vaksinave u nënshkrua më 24 maj në mes ministrit të Shëndetësisë në Kosovë , Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiç.

Ndryshe deri dje në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 86 mijë e 489 qytetarë gjithsej.

Tani për tani në vend janë 832 raste aktive, ndërsa brenda 24 orëve të fundit ka humbur jetën një person ndërsa janë shëruar 111 pacientë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.