Kosovë/ Shënohet viktima e parë prej zjarreve, vjen reagimi zyrtar nga policia

Një lajm i rëndë vjen nga Kosova, ku si pasojë e flakëve të zjarrit raportohet nga policia se ka humbur jetën një person në Malishevë pasi është asfiksuar.

“Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, konfirmoi policia e Kosovës. Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte dërguar pa shenja jete në qendrën mjekësore të Malishevës ku fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morg për autopsi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.