Kosovë/ Sërish pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare Merdare dhe te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se sërish në mëngjesin e së mërkurës në pikë-kalimin kufitar Merdare ka pritje të gjatë, në hyrje nga 90-120 minuta, ndërsa në dalje nga 120-160 min. Kolonat në Merdare janë deri në 1 kilometër.

Pritje ka edhe në pikëkalimin Dheu i Bardhë, në hyrje/dalje 45-60 minuta. Në pikë-kalimet tjera kufitare pritjet janë deri në 15 minuta.

Pikat e Kalimit Kufitar Hyrje (min) Dalje (min)

Merdare 90-120 120-160
Jarinje 10-15 10-15
Mutivodë 03-05 03-05
Dheu i Bardhë 45-60 45-60
Vermicë 03-05 10-15
Muçibabë 05-10 10-15

Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni web faqen e MPB-së, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.