Kosovë, policia operacion në nivel kombëtrar kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Policia e Kosovës ka zhvilluar operacion në nivel vendi kundër trafikimit me njerëz, ku janë kontrolluar 43 lokale dhe janë mbyllur tetë prej tyre nga inspektorët, njofton zyra për media e Policisë, raporton Gazeta Express.

Operacioni është zhvilluar dje nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren me qellim të marrjes së masave parandaluese dhe në  identifikimin e hershëm   dhe mbrojtjen  e  viktimave  të   mundshme të trafikimit me njerëz. Në këtë kontekst, dje me datë 3 dhjetor 2021, kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si  dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë./express/

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.