Kosovë, nis vaksinimi kundër COVID-19 nga ekipet e lëvizshme

Të premten në Prishtinë nisi vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19 nga ekipet e lëvizshme.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ekipet e levizshme të vaksinimit do të jenë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00.
Ekipet e lëvizshme të vaksinatorëve, sipas zyrtarëve janë një mënyrë për të qenë sa më pranë qytetarëve. Pas Prishtinës ekipet e levzishme të vaksinatorëve do të jenë prezent në të gjithë vendin.
Në tendat e ekipeve të lëvizshme do të bëhet vaksinimi vetëm me dozën e parë, kurse dozën e dytë qytetarët duhet ta marrin në qendrat e vaksinimit.
Në Kosovë prej nisjes së fushatës së vaksinimit më shumë se 686.238 persona janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 derisa 833.695 persona kanë marrë dozën e parë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.