Kosovë/ Konfirmohen 585 raste të reja me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 6.589 testime, 585 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast vdekjeke.

Sot janë shëruar 57 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.372.

Në total numri i rasteve aktive është 3.339.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.830 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.708.466 doza të vaksinës.

Deri më sot 794.496 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 27.183 doza përforcuese dhe 2.147 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.