Kosovë/ Hoti: Presim të marrim vaksina për 20 për qind të popullsisë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se rreth 70 për qind e të prekurve me koronavirus tashmë janë shëruar. Hoti thotë se institucionet shëndetësore kanë bërë të pamundurën gjatë kësaj kohe.
Hoti ka shkruar në Facebook se masat e marra nga Qeveria, kanë ndikuar për 15 për qind në uljen e numrit të rasteve pozitive me koronavirus.
“Në dy javët e fundit, si rezultat i masave të vendosura nga Qeveria në konsultim me profesionistët shëndetësorë, është arritur të ulen rastet aktive për rreth 15%. Numri i të infektuarve për 100,000 banorë ka rënë nga 257 në 100 raste. Por, situata mbetet e rëndë dhe jemi të detyruar të mbajmë masat pasi burimet e infeksionit janë kudo, në veçanti në ambientet ku ka grumbullim të qytetarëve”, ka shkruar Hoti.
Ai thotë se derisa të deri të vaksinohet gjysma e popullsisë, duhet të respektohen rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë për bartje të maskës, respektim të distancës e mbajtje të higjienës.
Sorry, the comment form is closed at this time.