Kosovë/ Gjykata dënon me burgim të përjetshëm 42-vjeçarin për vrasjen e gruas së tij

Gjykata Themelore e Gjilanit ka marrë masën “arrest me burgim të përjetshëm” për Nuhi Mavrovqani nga Kamenica për vrasjen e gruas së tij me shufër metalike.

Mediat kosovare shkruajnë se ai kishte pranuar fajësinë pjesërisht për vrasjen e gruas së tij, të ndodhur më 25 korrik në Kamenicë.

Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan i akuzuari, ngjarja e rëndë ndodhi më 25.07.2020 rreth orës 12:00, në shtëpinë e tyre në fshatin Berivojcë, ku për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare ka vrarë bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S. M, duke e goditur me shufër metalike disa herë në kokë, në fytyrë afër syrit , duke i shkaktuar plagë të hapura në kokë, thyerje në anën e majtë të kafkës dhe këto plagë kanë qenë vdekjeprurëse.

Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarin N. M.

Fëmijët e çiftit u morën nën përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale në Kamenicë. Tre fëmijëve do i’u ofrohet edhe një ndihmë sociale nga kjo qendër.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.