Kosovë/ 26 të vdekur dhe 1,383 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se në 24-orët e fundit kanë ndërruar jetë 26 persona dhe ka patur 1.383 raste të reja me Covid-19.

Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657. Në total numri i rasteve aktive është 26.886.

Njoftimi i MSH-së:

31 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës. Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 11.472 testime, 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657. Në total numri i rasteve aktive është 26.886.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.