Kosovë, 106 raste pozitive me Covid

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës janë shënuar 106 raste pozitive të Covid-19.

Sipas MSH-së, brenda 24 orëve janë testuar 294 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,830,700 doza të vaksinës. Deri më sot 823,767 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 103,270 doza përforcuese dhe doza të treta.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje.

Sot janë shëruar 52 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarëve është 225,534.

Në total numri i rasteve aktive është 1,066.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.