FESTAT/ Kosovarët sfidojnë pandeminë. 41 avionë nga Zvicra e Gjermania brenda një dite
Petrit Selimi, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, ka nxjerrë në dukje sot një fakt shqetësues që pritej në prag të festave të fundvitit:
“Sfidë të jashtëzakonshme pandemisë, turizmi i diasporës, – shkruan Selimi në Twitter, – 26 fluturime nga Zvicra vetëm sot, për të zbarkuar në aeroportin e Prishtinës. Edhe 15 fluturime nga Gjermania. Në ditët në vijim: dhjetëra mijëra të tjerë do të mbërrijnë në aeroportet e Shkupit ose Tiranës, ose duke drejtuar makina apo autobusë”.
Kujtojmë se Kosova është një nga vendet e rajonit që është goditur nga pandemia rëndë dhe që e ka shtyrë të ndërmarrë kufizime të forta për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Më poshtë, lista e orareve të fluturimit, publikuar nga z. Selimi, për datën 19 dhjetor 2020:

Sorry, the comment form is closed at this time.