Kosova konfirmon 519 raste të reja me COVID-19 dhe 14 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 519 raste të reja me COVID-19 si dhe 14 viktima. Autoritetet e shëndetit në vend njoftojnë po ashtu, se si pasojë e koronavirusit, e kanë humbur jetën 14 persona.

Nga 1 407 persona të testuar, 519 rastet pozitive janë  konfirmuar në Prishtinë 215 raste, Mitrovicë 49 raste, Ferizaj 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 21 raste, Drenas 15 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 9 raste, Istog 7 raste, Klinë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kaçanik 6 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Gjilan 3 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë, Viti 1 rast dhe Zubin-Potok.

Ndërsa, 14 rastet fatale janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 43,324 raste nga 154,084 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,120 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 926 pacientë kurse numri i përgjithshëm, i të shëruarve deri më sot është gjithsej 29,430 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,774.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.