Kosova, drejt rikthimit të maskave anti-Covid
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bëri të ditur se ditët e fundit është shënuar rritje e numrit të rasteve me coronavirus.
Instituti ka apeluar për vendosjen e maskave në ambientet e mbyllura.
IKSHPK kujton se pandemia Covid-19 nuk ka mbaruar, ndërsa po ashtu bëri thirrje për vaksinim.
Njoftimi i plotë
Ju lutemi, mbani maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!
Kosova shënon këtyre ditëve rritje të rasteve të reja të Covid-19, por fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.
Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të Covid-19, sepse pandemia Covid-19 nuk ka mbaruar.
IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhimbje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.
Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.
MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër Covid-19.
Sorry, the comment form is closed at this time.